Edhe pse duken si çifti perfekt, Xhensila dhe Besi kanë debate si çdo çift tjetër. Këngëtarja ka qenë e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “B.E caffe”, ku dhe ka folur më shumë rreth bashkëshortit dhe marrëdhënies së tyre. “Nuk ka ndonjë gjë, janë shumë gjëra. Besi ka një fjalë që mua më nxihet jeta sa herë e përdor: 1 sekond. Ai sekondi zgjat 24 orë. Një sekondë për gjithçka. Besi duhet t’I ndërrojmë vajzës pelenën: një second. Kalon 1 orë, 2 orë, 3 orë, I vjen radha pelenës tjetër, prapë: një second. Duhet të ndërrojmë qumështin e vajzës ose Besi më duhet patjetër kjo gjë tani, ai prapë: 1 sekond”,-rrëfeu Xhensila.
Shfaq Komentet (0)