BLUETOOTH

“Do dalësh si këllëf!”- Romeo përpaset me Egla Cenon me tone ironike: Je duke i bërë llogaritë gabim! Të ka ardhur fundi

18:03 - 04.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pasditen e kësaj të shtune (04 maj) Romeo Veshaj dhe Egla Ceno, në oborrin e shtëpisë së “Big Brother VIP”, kanë nisur një bisedë me tone ironike.




Romeo e paralajmëron Eglën duke i thënë se i ka ardhur fundi, për shkak se ajo e ka çuar në nominim kokë më kokë me Heidi Bacin, konkurrenten që aktori e ka të dashur.

Por, Egla i ka thënë që të mos flasë më sepse në prime, do të dalë si këllëf. Aktorja ia shpreh këtë gjë, pasi Romeo nuk e di se ai dhe Heidi janë në nominim që njëri të shkojë në finale dhe jo për t’u eliminuar nga gara.

Debati:

Egla: Qyqja Romeo sa i mërzitur

Romeo: Jam mërzitur për ty

Egla: Je mërzitur për mua? Pse?

Romeo: Se të ka ardhur fundi

Egla:  Më ka ardhur fundi? Nuk besoj. Je duke i bërë llogaritë gabim

Romeo: Nuk është llogari, është ndjesi

Egla: Ju duke i dëgjuar ndjesitë gabim, shumë gabim. Vëri veshin më mirë. Je duke i dëgjuar gabim, totalisht. Mos u mërzit për mua. Unë e marr vetë përsipër kusurin e gjërave që bëj. Secili e merr vetë në fakt

Romeo: A më pyete?

Egla: Po, por s’më pëlqen të të shoh kaq të mërzitur

Romeo: S’të pëlqen ty

Egla: Jo

Romeo: Prandaj e bëre

Egla: Jo Romeo, nuk e bëra prandaj. Gjërat ndodhin.

Romeo: Sa keq më vjen për ty

Egla: Pse mo lal, ma ke caktuar fundin? Po rri mo se do dalësh si këllëf. Ti s’je këllëf, kam besim e ty

Romeo: Sa keq më vjen për ty, sa më dhimbsen. Mos ma prish natën

Egla: S’kam ndërmend


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.