Kryesore

Video/ Binjaket shqiptare “çmendin” jurinë italiane, i gjithë publiku në këmbë

12:22 - 24.04.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Sa bukur vajza, po në ç’gjuhë po këndonit?“, kjo ka qenë pyetja që iu drejtua dy motrave shiqptare pasi kënduan në skenën e “The voice Italy”. Binjaket, Serena dhe Ina Sinani kënduan shqip këngën  “Shumë pis”, të Era Istrefit e Ledri Vulës, në një version krejt të pazakontë.




Trajnerët e bindur për talentin e tyre por edhe të habitur nga stili i 20-vjeçareve, janë kthyer të katërt dhe kanë nisur “betejën” e tyre për t’i marrë vajzat në skuadër.  Performanca e shqiptareve ka emocionuar edhe publikun, që me duartrokitje e brohorima janë ngritur në këmbë.

https://www.facebook.com/Thevoiceufficiale/videos/329071787752097/

Me këtë hap të parë galopant, duket se rruga drejt suksesit për dy motrat shqiptare është e sigurt. Ne ju urojmë suksese dhe jemi në pritje të garës që pason, duke shpresuar që të jenë triumfatoret e “The voice of Italy”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.