AKTUALITET

Video/ Bilanci tronditës, në 120 ditë, 29 persona të vrarë nga jugu në veri

11:51 - 30.04.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fillimi i vitit 2019 mund të konsiderohet i kobshëm sa i përket numrit të vrasjeve të ndodhura. Në 120 ditë kalendarike në Shqipëri janë shënuar 23 vrasje, si pasojë e të cilave janë shënuar 29 viktima. Nëse bëjmë krahasimin me të njëjtën periudhë të një viti më parë, shohim se ka gati dyfishim të numrit të vrasjeve. Në tremujorin e parë të vitit 2018, në Shqipëri ndodhën 12 vrasje, ndërsa këtë vit në periudhën janar-mars kanë ndodhur 22 vrasje, nga të cilat 8 në familje. Ajo që e bën alarmante situatën është fakti që krimi dhe vrasjet mafioze kanë një shtrirje gjeografike në të gjithë vendin.




Në 30 janar të këtij viti, kryeqyteti u trondit nga vrasja mafioze e Arben Bilalit, autorët e së cilës ende nuk dihen. 18 ditë më vonë Vlora u trondit nga një tjetër vrasje mafioze, ku viktimë mbe-tën Aurest Rexho dhe Arjan Hasani, ndërsa u plagos Armando Sulejmani, që dyshohet se ishte shënjestra e atentatit. As për këtë ngjarje nuk dihen autorët. Një ditë më pas në Tepelenë u zbulua një tjetër krim. Sokol Rama, i zhdukur prej 6 shkurtit, u gjet i ekzekutuar nga shoku i tij Roland Milo, i cili u vu në pranga. Më pas, në 16 dhe 18 mars kryeqyteti u trondit sërish nga 2 vrasje. Të vdekur nga plumbat mbetën Haxhi Baçinozi dhe Jurgen Kurti, ngjarje për të cilat policia ka venë në pranga autorët.

Më pas krimi zhvendoset në Theth, ku më 20 mars u vra në një atentat Nard Polia, për të cilin polica ka arrestuar 3 persona dhe ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar. Vetëm 2 ditë më vonë, në 22 mars, u ekzekutua në një lokal në Elbasan avokati Revik Gura. Për këtë ngjarje nuk ka ende asnjë të dyshuar. Tronditëse për opinionin publik ka qenë vrasja në derë të shtëpisë të vëllezërve Astrit dhe Ibrahim Bilali në Shkodër më 30 mars, e cila u zbardh nga policia dhe tashmë në pranga 2 persona dhe një tjetër është shpallur në kërkim. Ngjarja e fundit kriminale u shënua në Laç, ku viktimë mbetën Kelvin dhe Erion Jushi, ndërsa autorët njihen dhe janë në kërkim. do.be.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.