Vajza e një milioneri ka hequr dorë nga jeta mrekullueshme dhe ka vendosur që të jetojë si e pastrehë.
Isabella James, 21 vjeçe, e cila po studion për master në psikologjinë e biznesit është e vendosur të provojë se nuk është një “princeshë” duke marrë pjesë në eksperiment.
Pavarësisht shijimit të gjashtë udhëtimeve ekzotike jashtë vendit, Isabella beson se ka marrë atë që duhet për të mbijetuar në rrugë.
“ Gjithmonë jam gjykuar se si unë i shoh gjërat. Njerëzit mendojnë se jam një vajzë e bukur me një mënyrë jetese të pasur”, thotë ajo, ndërsa zbulon planin e saj për të bërë para, duke ricikluar plastikë dhe kanoçe.
Më pas mendon që t’i shesë ato në supermarkete dhe pretendon se nuk dëshiron të përdorë lypjen.
Isabella tha se beson se disa njerëz që jetojnë në rrugë ndihen komodë duke qenë të pastrehë dhe nuk dëshirojnë që të sjellin ndryshimin.
Rezultatet pritet që të dalin në fund të eksperimentit.