Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May pritet që sot të njoftojë datën e largimit të saj.
Lajmi është bëri i ditur nga disa ministra të kabintetit të saj për “BBC”.
Burimet thonë se presin që kryeministrja të japë si afat kohor për zgjedhjen e pasardhësit të saj 10 qershorin, që ka gjasa të jetë fillimi i garës zyrtare të lidershipit.
Ajo ka qenë nën presion për të dhënë dorëheqjen, pas një reagimi nga deputetët e saj kundër planit të fundit për Brexit.
Që nga janari, Parlamenti britanik ka hedhur poshtë marrëveshjen e tërheqjes që May negocioi me BE-në tri herë.
Përpjekjet e fundit për të gjetur një kompromis formal me Laburistët gjithashtu dështuan.
Shfaq Komentet (0)