Kosova

“Tradhti-tradhti”, Vuçiç: Ekzistojnë dy skenarë për Kosovën

17:48 - 27.05.19 alma
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka paraqitur sot në Parlament një raport mbi Kosovën.




Para fjalimit, disa anëtarë të Dverit në hyrje të Parlamentit pritën presidentin me thirrjet “Tradhti-tradhti”.

Në sesion morën pjesë edhe kryeministrja Ana Brnabiç, ministrat e Qeverisë së Serbisë, si dhe drejtori i së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën Marko Gjuriç.

Anëtarët e shumicës qeverisëse dhe disa anëtarë të opozitës morën pjesë në punën e seancës, ndërsa pjesa e opozitës që normalisht bojkoton punën e parlamentit nuk ishte e pranishme as në këtë seancë.

Presidenti Vuçiq duke folur për zgjidhjen e problemit të Kosovës, tha se ekzistojnë dy skenarë: ose situata të jetë normale ose do të ketë konflikt të ngrirë.

“Kjo do të ishte katastrofale”, tha ai, duke shtuar se do të vazhdojë luftën për serbët në Kosovë, transmeton KosovaPress.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.