BLUETOOTH

Arbenita dhe Fero s’përmbahen më, postojnë foto nudo nga vaska

15:25 - 29.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ata janë më bashkë se kurrë dhe këtë duan t’ia tregojnë kujtdo. Arbenita dhe Fero ka nisur pushimet dhe nuk kanë munguar fotot e tyre të para së bashku, të zhveshur në vaskë. Modelja dhe reperi ndodhen në ishullin Kretë të Greqisë, dhe këto janë pushimet e para zyrtare që po bëjnë pasi e bënë lidhjen e tyre publike. Në fotot që me siguri ia kanë realizuar njëri-tjetrit, Arbenita dhe Fero shfaqen në të njëjtin vend dhe tani që familja e tyre ka dhënë bekimin për këtë lidhje, kjo nuk përbën asnjë problem. Kujtojmë se para dy ditësh reperi u takua me familjen e partneres së tij, motrën dhe vëllain e Arbenitës, një hap ky drejt zyrtarizimit të lidhjes së tyre. E pra, dhëndri duket se ka kërkuar bekimin e familjes së modeles dhe nuk çuditemi nëse në pak kohë ata të shkojnë drejt fejesës.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.