BLUETOOTH

Motra e Bes Kallakut nënë për herë të dytë, ja si e zbuloi moderatorja

11:40 - 29.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ana Kallaku është bërë shpesh protagoniste e shtypit rozë, jo vetëm për faktin se është motra e aktorit të njohur të humorit Bes Kallaku, por, sepse edhe personalisht falë angazhimit të saj në media si prezantuese, Ana Kallaku ka qenë shpesh herë pjesë e studiove televizive dhe e ekranit. Lajmi i ardhjes në jetë të fëmijës së saj të dytë, me sa duket është ruajtur me fanatizëm deri ditën e djeshme kur ka qenë ajo vetë që ka postuar fotot e para.




Kështu, Bes Kallaku është bërë dajë për herë të dytë, sepse e motra Ana ka sjellë në jetë fëmijën e saj pak ditë më parë. Shtatzëninë e dytë, ajo e bëri publike përmes disa fotove të postuara në rrjetet sociale, ndërkohë që në studion e emisionit “Ftesë në 5” të Bieta Sulos në Top Channel, ajo zbuloi për të parën herë gjininë e foshnjës, bëhet fjalë për një djalë. Por, me sa duket bebushi ka ardhur në jetë pak ditë më parë për të lumturuar jo vetëm prindërit e tij, motrën e madhe, por edhe të gjithë familjarët e miqtë e ngushtë. Ka qenë vetë motra e Bes Kallakut, ajo që ka postuar dy foto në ‘Instastory’ ditën e djeshme, ku shkruan: “Dy djemtë e jetës”, ku shfaqet i shoqi dhe i biri teksa i bëjnë xhiro me karrocë buzë detit pjesëtarit më të vogël të familjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.