BLUETOOTH

Suksesi bëhet pa zhurmë! Rita Ora ka incizuar dy këngë të reja në mënyrë sekrete me reperin e famshëm

14:45 - 29.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Së fundmi ‘Daily Star Online’ ka zbuluar në mënyrë ekskluzive se Rita Ora dhe reperi i njohur, Sean Paul, kanë incizuar në mënyrë sekrete dy këngë, njëra prej së cilës titullohet ‘Call On Me’ dhe do të publikohet gjatë këtij viti. Në prapaskenat e ‘Radio 1’s Big Weekend’ në Middlesbrough, Sean ka folur me ‘Daily Star’ dhe është shprehur kështu:




“Unë dhe Rita njihemi prej një kohe të gjatë tashmë. Ne kemi punuar bashkë dhe tani po vendosim se cila nga këngët është e duhura për të publikuar në fillim. Janë dy këngë. Mua më pëlqen shumë njëra prej tyre. Tingëllon shumë ‘Sean Paul'”.

Ai, gjithashtu, ka zbuluar se kënga ‘Call On Me’ flet për personat e familjes apo miqtë që gjithmonë të gjenden pranë kur ke nevojë për ta. Gjatë debutimit të Ritës në ‘O2 Arena’ në Londër, këngëtarja shqiptare surprizoi fansat kur solli në skenë edhe reperin në fjalë Sean. Me siguri që dhe këngët do të marrin suksesin e pritur!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.