Klubet shqiptare, që marrin pjesë në kompeticionet europiane këtë verë, janë njohur ditën e djeshme me rivalët e tyre në Champions League dhe Europa League. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka uruar pak çaste më parë Partizanin, Kukësin, Teutën edhe Laçin në këtë edicion, teksa shpreson që ato të shkojnë sa më larg. “Suksese Partizanit, Kukësit, Teutës dhe Laçit në përfaqësimin europian!
Sot (dje) skuadrat shqiptare kanë njohur kundërshtarët e tyre në kompeticionet europiane, UEFA Champions League dhe UEFA Europa League. Dua ti uroj të katër skuadrave shumë suksese në këtë garim në sfidat europiane dhe dëshiroj që të shkojnë sa më larg. Me strategji dhe objektiva seriozë për të arritur objektiva të rëndësishëm, si dhe me besim e punë mund të shkoni larg, duke e bërë të pamundurën të mundur dhe utopiken një realitet të prekshëm. Suksesi është gjithmonë i arritshëm”,- shkruan Armand Duka në postimin e tij në Facebook.