AKTUALITET

Dade për PS: Kanë ulur zverkun nën këmbët e Edi Ramës

17:15 - 01.07.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kritika të ashpra për votimet me një kandidat të zhvilluara nga Partia Socialiste, vijnë nga një prej figurave më të rëndësishme të kësaj force politike.




Arta Dade e ka kundërshtuar me forcë procesin e zgjedhjeve  të 30 qershorit duke deklaruar se kryeministri Edi Rama dhe mbështetësit e tij në Partinë Socialiste kanë instaluar sjellje që nuk kanë qenë fare identitet i selisë rozë.

Dade kritikon ashpër qëndrimin e PS në lidhje me zgjedhjet, duke deklaruar se kjo forcë politike ka pranuar ta ulë zverkun nën këmbët e Edi Ramës.

“Ndjehem mirë personalisht që i kam kërkuar të largohet. Keqardhje për një forcë politike që ka pranuar të ulë zverkun nën këmbën e Edi Ramës e të Rilindjes që sollën në PS vese e praktika nga të cilat ne bënim kujdes të mbroheshim ndaj kundërshtarit.

Ata që janë konformuar me të në një shkallë më të vogël kanë ngritur nepotizmin në sistem, kanë pranuar eliminimin e garës në parti, kanë heshtur për interesat e tyre meskine.

Socialistët e sakrificës nuk kanë lidhje me asgjë që trupëzohet tek Edi Rama”-theskon Dade, e cila i përgjigjet një mesazhi të Shpëtim Çaushit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.