AKTUALITET

“Tangoja vallëzohet dyshe”, Mesazhi i Ramës për Bashën

16:27 - 01.07.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas përfundimit të procesit zgjedhor të 30 qershorit, kryeministri i vendit Edi Rama u tregua i hapur që të bashkëpunojë me kryedemokratin Lulzim Basha për të zgjidhur krizën politike në vend.




Ashtu siç theksoi në mesazhin pas zgjedhjeve, kreu i qeverisë deklaron në një një intervistë për Al Jazeera se bojkoti ishte vetëvrasje për opozitën, por i ofron bashkëpunim  i bën thirrje të reflektojë.

“Politika duhet të bëjë punën e saj për të bashkuar vendin. Por sigurisht, tangoja vallëzohet dyshe. Shpresoj që miqtë tanë në opozitë të reflektojnë për këtë dhe të kuptojnë që ajo çfarë bënë ishte një katastrofë për vetë ata”.

Të dielën pas mbylljes së kutive të votimit, Kryeministri ftoi opozitën për dialog pa kushte, si shprehje të vullnetit për t’u angazhuar për çeljen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.