AKTUALITET

Lista e plotë/ Zbardhen emrat e fituesve në 12 degët e Universitetit të Mjekësisë

19:00 - 02.09.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Voltiza Duro – Të gjithë maturantët që kanë aplikuar në një prej 12 programeve të studimit në Universitetin e Mjekësisë mund të njihen me renditjen gjatë raundit të parë të aplikimeve. “Gazeta Shqiptare” publikon sot emrat e fituesve në këto degë, ku secili mund të verifikojë nëpërmjet ID përkatëse numrin e pikëve të grumbulluara që ndryshojnë nga njëri program studimi në tjetrin, në bazë të kritereve të përcaktuara. Respektivisht gazeta sot zbardh emrat e fituesve në degën Mjekësi e Përgjithshme, Infermieri si dhe emrat e maturantëve fitues në Stomatologji. Ndërkohë, kandidatët mund të verifikojnë nëse janë shpallur apo jo fitues edhe në degët Fizioterapi, Farmaci, Teknik Imazherie e Teknik Laboratori. Gjithashtu, Universiteti i Mjekësisë ka zbardhur renditjen e aplikuesve të raundit të parë edhe në degët Shëndet Publik, Mami, Higjienist Dentar, Teknik Dentar e Logopedi. Çdo raund do të përbëhet nga 7 faza 48-orëshe secila. Studentët jofitues duhet të jenë të kujdesshëm dhe të verifikojnë lëvizjen e vijës së kuqe (pragun e pranimit në fakultete) pas regjistrimeve të para. Maturantët duhet të verifikojnë të dhënat e tyre për çdo pasaktësi dhe madje kanë të drejtën e ankimimit nëse mendojnë se rankimi i tyre është i padrejtë. Pas kësaj, në datën 2 shtator do të fillojë raundi i parë i regjistrimeve në IAL-të publike e private, proces i cili do të zgjasë deri në 15 shtator. Ndërkohë, “Gazeta Shqiptare” do të vijojë publikimin e listave të maturantëve fitues që aplikuan në universitet gjatë raundit të parë.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.