Show-Bizz

Ndodh edhe kështu, në Berat administratori betohet me shiritin e kryetarit të bashkisë

15:00 - 04.09.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zgjedhjet e 30 qershorit sollën një situatë të paprecedentë në përfaqësimin e pushtetit vendor. 60 nga 61 kryetarët e bashkive janë socialistë. Por jo vetëm kaq, pasi edhe të gjithë këshillat bashkiakë janë me shumicë dërmuese socialiste. Sikur të mos mjaftonte kjo, falë edhe reformës territoriale, tashmë edhe krerët e njësive administrative, pra ish-komunave apo bashkive të vogla janë sërish persona të emëruar nga kryebashkiakët e rinj dhe jo persona të zgjedhur. Por kjo ka sjellë në shumë raste prurje që as janë votuar, por që nuk njohin institucionet dhe ligjin.




Rasti më domethënës na vjen nga administratori i Njësisë Roshnik në Berat, Eglison Qose, i cili teksa është emëruar në këtë detyrë ka porositur edhe një shirit që vendosin kryetarët e bashkive si simbol i të zgjedhurve vendorë. Por gafa në këtë rast bëhet edhe më e madhe po të kemi parasysh se ceremonia e dhënies së detyrës për të është organizuar nga vetë Bashkia Berat nën kujdesin e nënkryetarit Arjan Shkëmbi. Në fotot është momenti i “betimit” të administratorit të Njësisë Roshnik, Eglison Qose ku nënkryetari Arjan Shkëmbi i ka vendosur dhe shiritin e kryetarit të bashkisë.

*Shënim: “Lajmet” e “Bulevardit politik”, nuk janë edhe aq lajme, mos i merrni seriozisht


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.