Show-Bizz

Djali i Jolie flet për herë të parë për marrëdhënien me Brad Pitt 

13:39 - 12.09.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Duket se marrëdhënia e Brad Pitt me djalin e madh Maddox nuk ka gjasa të përmirësohet. 18-vjeçari, i cili po studion biokimi në Universitetin Yonsei në Korenë e Jugut, foli për herë të parë për konfliktin mes tyre.




Teksa u pyet nëse Pitt ka në plan ta vizitojë në universitet, ai u përgjigj: “Nuk di gjë për atë, nuk di gjë se ç’do të ndodhë”.Ai u pyet edhe mbi thashethemet ku thuhet se marrëdhënia e tyre ka përfunduar.

“Epo ç’është e thënë që do të ndodhë, do të ndodhë”, u përgjigj ai.Tre vite më parë, kur Angelina dhe Brad Pitt vendosën të divorcoheshin, pati zëra se Brad dhe Maddox, asokohe 15-vjeçar patën një grindje.

Në shtator të 2016-s, pati raportime se Pitt “iu hodh në fyt” Maddox pasi ky i fundit u përpoq të mbronte verbalisht të ëmën gjatë një grindjeje në avion. Ngjarja u tha se ndodhi gjatë një fluturimi me avion privat teksa ktheheshin nga Franca.

Incidenti asokohe u hetua nga Departamenti i Shërbimit ndaj Fëmijëve dhe Familjes në Los Angeles dhe u pasua nga firmosja e dokumenteve të divorcit nga Angelina Jolie pak ditë më pas.

Sipas burimeve të Us Weekly, 18-vjeçari “është shumë i afërt me të ëmën”, por nuk e sheh veten si djali i Brad Pitt.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.