Ajo njihet për një nga historitë më të bujshme me banorin tjetër Olsi Klosi me të cilin fundi nuk ishte aspak i lumtur. Por Fiorentina rrëfeu për “Tirana News” se pas kaq kohësh ndihet e dashuruar. “Të them se s’jam do gënjeja. Pooo jam. Ka nisur si me shaka talleshim me njëri-tjetrin dhe përfundoi në një lidhje që s’mund të rrinim dot pa folur, me mu bë pjesë e jetës, ashtu si dhe unë tek ai”.
Ajo tregoi gjithashtu se është shumë xheloze por mundohet mos ta tregojë këtë te partneri, i cili jeton jashtë Shqipërie: “Shumë xheloze jam, tej mase shumë. Është dhe largësia pak që e krijon këtë gjë, por mundohem te menaxhoj dhe kontrolloj veten, sepse ndryshe nuk shkon gjatë. Po u bëra unë xheloze i bie të bëhet dhe ai, e kështu rri urtë unë që mos të hapi gojë dhe ai”. Të shohim kush është fatlumi që i ka rrëmbyer zemrën Fjorit.