AKTUALITET

Video/ A do të arrestohet Saimir Tahiri? Ish-ministri mbërrin në Gjykatë

09:02 - 19.09.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-ministri Saimir Tahiri mbërrin në Gjykatën e Krimeve të Rënda, e cila sot do të vendosë për fatin e ti. Më 10 shtator, Prokuroria për Krimet e Rënda ka pretencën për ish-ministrin, duke kërkuar 12 vite burg për të.




Por, duke qenë se ish-ministri Tahiri ka përfituar gjykim të shkurtuar, ai përfiton ulje të dënimit me 1/3, duke e çuar në tetë vite pretencën e Prokurorisë. Saimir Tahiri akuzohet për tre vepra të rënda penale “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”, në kuadër të dosjes ‘Habilaj’.

Në pretencën e saj, Prokuroria theksonte se Tahiri ishte përfshirë në 4 episode të trafikut të drogës nga 2013-2015, ndonëse nuk dha detaje konkrete për rolin e tij. Ndërkohë, në seancën maratonë të javës së kaluar, vetë ish-ministri, i pyetur nëse kishte frikë nga dënimi, tha se “as nuk më shkon ndërmend dënimi”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.