BLUETOOTH

Aktrimi i lezetoi! Alban Ramosaj zbulon planet për filmin e huaj!

18:00 - 21.09.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtari shumë i dashur për publikun shqiptar, Alban Ramosaj, ka treguar prej kohësh se veç talentit në muzikë, i jepet shumë edhe në aktrim. Së fundmi, ai morë pjesë në “Hostel by Anabel” të Dalina Buzit, ku vërtetoi edhe njëherë se është i lindur për t’u bërë aktor. Talenti i tij i ka rënë në sy jo vetëm Dalinës, por edhe producentëve spanjollë! Vetë Albani ndau me ndjekësit në Instagram një foto ku tregon se po xhiron një film të ri krah aktorëve të njohur.




Filmi ku Albani do të marrë pjesë titullohet “Belle de jour” dhe do të jetë një remake i filmit origjinal të viteve ’60-’70. “Me këmbë të mbarë”- shkruan Albani krahas fotos nga skena e xhirimeve, të cilat po mbahen në Barcelonë. Filmi do të lançohet në fillim të vitit 2020, ndërsa ne i urojmë suksese Albanit në rrugën e re që po ndjek!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.