Ornela Manjani – Kanë hyrë në fuqi dy vendime të qeverisë që sanksiononin dy zona të lira doganore në zonën e Porto-Romanos. Të dy vendimet shoqërohen nga plan vendosjet e zonave të lira si dhe pikat e hyrjes dhe të daljes dhe ushtrimi i veprimtarisë në to do të kryhet me autorizim nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, pas plotësimit nga aplikuesi të kushteve dhe të kritereve të parashikuara në kuadrin ligjor e nënligjor në fuqi për këtë qëllim. Sipas vendimit të gjitha shpenzimet për rrethimin e zonës së lirë, plotësimin e kushteve të punës dhe për sistemet e monitorimit me videokamerat e ndriçimit, për ushtrimin e mbikëqyrjes nga autoritetet doganore, të përcaktuara në legjislacion, do të kryhen me shpenzimet e aplikuesit. Zonat e lira janë pjesë të territorit doganor të Republikës së Shqipërisë ose mjedise të vendosura në këtë territor dhe të ndara nga pjesa tjetër e tij, në të cilat hyjnë: a) mallrat joshqiptare, b) mallrat shqiptare
Vendimi
Këshilli i Ministrave mu-nd të përcaktojë pjesë të territorit doganor të Republikës së Shqipërisë si zona të lira duke përcaktuar dhe kufijtë gjeografikë të çdo zone të lirë. Për çdo zonë të lirë Këshilli i Ministrave përcakton planvendosjen dhe pikat e hyrjes e të daljes. Personat, mallrat dhe mjetet e transportit që hyjnë ose dalin nga zonat e lira janë objekt i kontrolleve doganore. Paraqitja e mallrave dhe vendosja e tyre në një zonë të lirë. Mallrat e futura në një zonë të lirë paraqiten në doganë dhe për to kryhen formalitetet doganore, të parashikuara në një nga rastet e mëposhtme :a) kur ato janë futur në zonën e lirë direkt nga jashtë territorit doganor të Republikës së Shqipërisë; b) kur ato ishin vendosur nën një regjim doganor, i cili ka përfunduar ose është mbyllur me vendosjen e mallrave nën regjimin e zonës së lirë; c) kur ato janë të vendosura nën regjimin e zonës së lirë për të përfituar nga një vendim që autorizon rimbursimin ose faljen e detyrimit të importit; ç) kur akte të tjera ligjore, të ndryshme nga legjislacioni doganor, parashikojnë formalitete të tilla. Mallrat e futura në një zonë të lirë, në rrethana të tjera nga ato të mbuluara nga pika 1, nuk paraqiten në doganë. Pa cenuar nenin 219, mallrat e futura në një zonë të lirë konsiderohen të vendosura nën regjimin e zonës së lirë: a( në momentin e hyrjes së tyre në një zonë të lirë, me përjashtim të rasteve kur ato janë vendosur tashmë nën një regjim tjetër doganor; ose b) në momentin kur mbyllet një regjim transiti, me përjashtim të rasteve kur ato vendosen menjëherë nën një regjim doganor vijues.