Pak ditë më parë pas letrës së princ Harry-t, letër në të cilën lajmëronte se do të merrte masa ligjore kundër tabloidëve britanikë, reporteri me emrin Richard Palmer u shpreh se pjesa tjetër e familjes ndihet e ´´turpëruar´´ nga veprimi i tij dhe Meghan-it.
Për tu rikujtuar, princ Harry njoftoi se do të hedhë në gjyq ´´Mail on Sunday´´ për publikimin e një letre private të dukeshës së Sussex-it, një përpjekje për ta bërë Meghan-n të duket keq. Për më tepër ai po heton dhe tabloidë të tjerë si ´´ The Sun´´ dhe ´´Daily Mirror´´.
Sipas korrespondentit mbretëror të Daily Express, Richard Palmer, “Askush në familjen mbretërore nuk e mbështet Harry-n dhe Meghan-in në këto momente.” Palmer shtoi gjithashtu se “edhe këshilltarët janë në mëdyshje për veprimet e tyre.”
“William dhe Charles janë distancuar,” shtoi ai.
Mbretërorët nuk kanë pranuar të komentojnë çështjen./Anabel