BLUETOOTH

Tayna zbulon ‘sekretin’, ndan me ndjekësit detajin e saj më personal që e bën të ndihet mirë

13:30 - 26.10.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtarja e njohur shqiptare ka treguar shpesh se beson shumë në energjinë pozitive dhe ligjin e tërheqjes. Ditën e djeshme reperja Tayna ka zbuluar se çfarë bën ajo për të tërhequr gjërat pozitive në jetë, që e bëjnë të ndihet mirë. Tayna ka ndarë me ndjekësit një detaj shumë personal, i cili duket se për të është mjaft i rëndësishëm. Këngëtarja ka treguar se çdo ditë shkruan në një bllok shënimesh gjithçka për të cilat ajo është mirënjohëse, madje edhe për mundësinë që i jepet çdo ditë për të jetuar. “Ky është blloku im i mirënjohjeve ku unë shkruaj gjithçka për të cilën jam mirënjohëse çdo ditë. Kanë kaluar 2 vite qëkur e kam nisur dhe më ndihmoi ta shihja jetën në një mënyrë më pozitive. Ka shumë gjëra që mundesh të jesh falënderues/e në jetë qoftë edhe vetë frymëmarrja.




Kur fokusohesh në gjëra që i ke në jetë, të ndihmon të jesh më i/e lumtur edhe tërheq më shumë gjëra që të bëjnë të ndihesh mirë”, ka shkruar reperja. Më pas ajo ka bërë një tjetër postim, në të cilin ka treguar ditarin e saj që e përdorë për të reflektuar dhe kuptuar më mirë veten. “Dhe ky është ditari im, që më ndihmon të kuptoj veten. Ky është si miku im i ngushtë. Ndoshta duhet ta publikoj pas 20 vitesh apo më vonë dhe ta shes”,-ka thënë Tayna. Mbi kapakun e ditarit të saj shkruhet “Shkrimi është më i lirë se terapia”, diçka që tregon se kjo gjë e ndihmon shumë reperen për t’u qetësuar. Tayna ka vetëm 1 vit që është bërë pjesë e industrisë së muzikës dhe ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm, e sipas saj kjo gjë ka ardhur për shkak të mendimeve pozitive. Mbase duhet të marrim shembull!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.