BLUETOOTH

3 vite pas daljes nga “Big Brother”, Dona Pjetri: Fati s’më ndjek, duhet të krijoj vetë mundësitë

17:23 - 02.11.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pamela Aliaj – Dikur shumë mike, rrëfehet ish-banorja: Jam shkëputur me Fiorentinën – Pritej protagoniste në film, modelja rrëfen prapaskenat e konfliktit




Edhe pse kanë kaluar 3 vite nga pjesëmarrja në “Big Brother”, personazhet e saj kanë lënë gjurmë në media. Shpesh herë rikthejmë në vëmendje detaje nga jeta e tyre apo dhe më shumë. Të gjithë kujtojmë çiftet e krijuara në reality-show-n e fundit në Top Chanel ku me lojën e tyre arritën të fitonin simpatinë e ndjekësve nga ekrani. Ndërkaq pas reality-t jeta vazhdon dhe nuk është aq perfekte sa ç’duket në ekran. Është e vështirë të arrish të  bësh karrierë sidomos nëse nuk mundohesh vetë të bësh maksimumin. Kështu është shprehur në një intervistë ekskluzive për “Bluetooth” të “Gazeta Shqiptare”, ish-banorja e “Big Brother”, Dona Pjetri. Së fundmi ajo ka qenë pjesë e disa pasarelave në Prishtinë dhe përpara kësaj pritej të ishte pjesë e një filmi që nuk u përfundua. Shumë projekte që ndërpriten në mes për shkak të konflikteve të pasqaruara dhe shumë të tjera që pritet të realizohen së shpejti. Si është jeta e Donës pas 3 vitesh nga dalja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri? Po marrëdhëniet me ish-banorët si janë? Këto e shumë të tjera në intervistën e mëposhtme:

Keni pak kohë që jeni pjesë e pasarelave të firmave të njohura. Për çfarë projektesh bëhet fjalë konkretisht?

Kam qenë pjesë e pasarelave. Prej 9 vitesh punoj si modele në Tiranë Kosovë dhe Turqi. Kohët e fundit e kisha lënë mbas dore sepse dua t’i kushtoj kohë gjërave të tjera. Mosha ikën dhe s’mund të jem gjithmonë një modele. Dua të hap rrugë të tjera në jetë, por mund të them gjithmonë lidhur me këtë fushë, sepse kjo është gjëja që di të bëj më mirë. Projekti i fundit që mora pjesë ishte “Prishtina Fashion Night” që zhvillohet prej 14 vitesh dhe ka pasur sukses gjithmonë. Vendosa të jem pjesë edhe unë këtë vit duke qenë se në projekte të tilla ja vlen të jesh.

Si erdhi propozimi për të qenë pjesë e sfilatës në Prishtinë?

Unë kam punuar dhe më parë me Blodin Karaxha në projekte të ndryshme. Këtë vit më propozoi të jem pjesë e sfilatës dhe unë pranova me kënaqësi.

Me çfarë po merreni tani pas sfilatës? Keni patur ndonjë propozim pas kësaj daljeje?

Po merrem me angazhimet e mija të përditshme ndërkohë do jem pjesë e një klipi si personazh kryesor në një bashkëpunim të këngëtarëve shumë të njohur. Kaq mund për momentin, do e shihni shumë shpejt.

Përveç modelingut, me çfarë është duke u marrë tjetër Dona?

Nuk mund të them se po merrem me një gjë konkrete, por po punoj shumë që të arrij synimet e mija. Kur të kem gjëra konkrete, këtu do jem.

Ju keni qenë protagoniste edhe në një projekt filmi të Maxim Aldinit. A ka përfunduar si film? Si e ndjetë veten të ishit pjesë e botës së filmit?

Isha pjesë e filmit por nuk jam më sepse mosmarrëveshjet personale kur futen në ato profesionale nuk mendoj se ka profesionalizëm në punë. Në një projekt kaq të madh që mendohej të ishte, duhet të ketë profesionalizëm dhe mirënjohjen e njerëzve që po humbin kohën dhe po të japin aq sa munden në projektin tënd dhe po të mbështesin pa pritur asgjë në këmbim sepse mund të ishte dhe dështim e gjithë puna. Nuk është treguar profesionist dhe mirënjohës dhe jo vetëm me mua, por me shumë të tjerë aty. Me pak fjalë jam e zhgënjyer nga kjo dhe dyshoj nëse do t’ia dal të bëj një film, por pak rëndësi ka për mua ky projekt tashmë. Nuk dua t’i bej reklamë falas, i kam bërë mjaftushëm. I uroj gjithë të mirat gjithsesi.

dona 5 dona 3 dona 6 dona 10 dona 4 dona 12 dona 9 dona 7 dona 8 dona 11
<
>

A është dikush në jetën e Donës apo jeni lumturisht single?

Dua t’i përkushtohem vetëm punës dhe të dua shumë veten time. Jam e lumtur single deri sa të gjej të duhurin. Për sa kohë nuk e kam gjetur, padyshim jam shumë e lumtur.

A i ruani ende marrëdhëniet e mira me Fiorentinën apo dhe me banorë të tjerë apo jeni shkëputur? Pse?

Kam marrëdhënie të mira me të gjithë pak a shumë. Me Fiorin as nuk jemi zënë as nuk po shoqërohemi më. Një zgjedhje e bërë nga të dyja dhe asgjë më shumë.

A keni pasur propozime për të qenë pjesë e fotomodelingut jashtë vendit? Cila ka qenë më interesantja në shifër?

Kam pasur propozim të shkoja në Kinë të punoj si modele, por s’mund të them që kam pasur një propozim me shifër sepse nuk funksionon kështu. Duhet të shkosh në një agjenci dhe nëpërmjet casting t’i përzgjidhesh për firmat e ndryshme ku mund të jesh imazh dhe aty mund të flasim për shifrat. Por e kam refuzuar për ca çështje të miat familjare në atë kohë.

A ka ndodhur ndonjë incident lidhur me fansat tuaj që kanë kërkuar t’ju takojnë apo njohin nga afër apo diçka më shumë, që ka qenë i pakëndshëm? Si keni reaguar?

Kanë qenë gjithmonë të mirë me mua dhe vazhdojnë të jenë edhe pse u bë gati 3 vite nga “Big Brother”. Ata vazhdojnë të jenë shumë besnikë. Ata që bezdisin nuk i quaj fansa, është e thjesht sepse një bllok mbaron punë. Ndonjë incident fatmirësisht nuk më ka ndodhur.

Do të dëshironit t’i ktheheshit sërish televizionit?

E kam patur shumë qejf televizionin por tani po mendoj për projektet e mija dhe pse kanë lidhje me të. Por jo të punoj brenda medias.

A ju kanë ofruar një pozicion të tillë?

Nuk më kanë ofruar asgjë që ja vlen të bëj unë në televizion. Mendoj se duhet t’i krijojmë vetë mundësitë për të zënë vend në diçka që duam, duke qenë se dhe fati nuk më ndjek shumë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.