AKTUALITET

Video/ Koloneli izraelit tregon si mund të izolohen çarjet e apartamentit, qetëson qytetarët: Mund të jetoja në të bashkë me fëmijët

10:31 - 12.12.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Koloneli izraelit, Golan Vach, ndodhet këtë paradite në një objekt të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit në Durrës. Ai tregoi live se si duhet izoluar dhe përforcuar muri i brendshëm i këtij apartamenti, ndërsa tha se nuk ka asnjë problem në strukturë dhe se ai mund të jetonte në të bashkë me fëmijët e tij. Ai këshilloi qytetarët që të përdorin shkumë, për të mbyllur hapësirën mes tullave.




“Unë mund të vij të jetoj në këtë apartament bashkë me fëmijët e mi. Kur themi që apartamenti është i sigurt, është i sigurt. Kur themi që do riparohet, do riparohet. Kur themi që duhet hedhur në tokë, duhet hedhur në tokë. Duhet të themi që këto kolona këtu janë pjesa më e rëndësishme e objektit, ndërtesa bazohet mbi kolona dhe trarë. Janë të plota, të padëmtuara, objekti është i qëndrueshëm, solid. I kanë vendosur tullat gabim, në një pjesë të madhe të objekteve që kemi inspektuar. Qytetarët duhet të përdorin shkumën për të siguruar apartamentet e tyre. Kjo e bën tullën më stabël. Është e rëndësishme për të mbyllur hapësirën mes tullave, nëse ka”, tha koloneli.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.