POLITIKË

“Nuk kam nevojë të qani hallin tim”, Rudina Hajdari-Ramës: Ishim në këtë sallë kur m’u hodhe e më the….!

12:55 - 18.12.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputetja Rudina Hajdari i kërkoi kryeministrit Edi Rama të tërhiqet nga paketa anti-shpifje, pasi sipas saj, cenon të drejtat e individëve. Duke iu përgjigjur Ramës, i cili tha më parë në foltore se dhe Rudina Hajdari është sulmuar, pasi doli kundër PD, deputetja i kërkoi të mos qajë hallin e saj, por të shqiptarëve.




“Ishim në këtë sallë, kur Rama mu hodh e më tha “Rudinë e more përsipër këtë punë, do kesh sulme”. Pra, nuk ishte për të më mbrojtur, ndërsa sot del në mbrojtjen time, sikur i intereson. Nuk kam nevojë fare të qani hallet e mia, as unë të tuajat, unë qaj hallin e shqiptarëve”, tha Hajdari.

Më tej, deputetja Hajdari tha se paketa anti-shpifje e çon vendin drejt një putinizmi dhe erdoganizmi.

“Z.kryeministër, paketa anti-shpifje e çon vendin drejt një putinizmi, erdoganizmi, që i kthen supet Evropës. Prandaj, ju kërkoj të tërhiqeni, sepse nuk duhet të jetë politika ajo që të kontrollojë mediat sot, në asnjë mënyrë. Ne po kalojmë një proces shumë rigoroz, siç është Reforma në drejtësi dhe duhet ta ruajmë këtë reformë, si të vetmen shpresë për shqiptarët.

Z.kryeministër keni akoma kohë të tërhiqeni nga kjo paketë, ta rishikoni edhe njëherë. Vërtet ka ankesa të ndryshime për mënyrë si funksion media sot, kush i financon këto media online, janë disa çështje të nxehta, siç iu i përmendët, si terrorizmi, etj., por nuk është ky ligji. E tha dhe z.kryeministri, që ju nuk dini të lexoni, as BE, as OSBE, asnjë nuk di të lexojë, vetëm ju dini të lexoni. Ju me këtë ligj cenoni të drejtat e individëve.

Është një paketë e kundërshtuar fort nga ndërkombëtarët. Kjo paketë sot nuk mund të miratohet, sepse ju e dini mirë që Shqipëria po merr kryesimin e OSBE. Si do jeni ju si shtet një vlerë e shtuar? Ata ju kritikojnë për këtë paketë. Ju pretendoni se keni një vit që komunikoni, ndërkohë që ata ju kanë shtyrë për të mos e kaluar këtë paketë. E dini shumë mirë çfarë kritikash keni marrë për këtë.

Shqipëria ka 30 vite që mundohet të ecë përpara dhe janë shënuar disa arritje, por jo për meritë të qeverisë suaj. Kryesimi i OSBE do ishte arritje, pas asaj të anëtarësimit në NATO. Unë nuk po them z.kryeministër që nuk kemi nevojë për reformim, jam dakord absolutisht me ju që mediat kanë kaluar çdo limit, por AMA është e kontrolluar nga politika.

Edhe në kushtet kur ju thoni se unë jam një nga ato viktima, prapë mendoj se njerëzit kanë të drejtat e tyre, edhe krimineli ka të drejta. Ndaj unë do të mbroj Kushtetutën dhe të drejtat e njeriut”, theksoi ajo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.