Show-Bizz

U kritikua nga Kryetari i Kuvendit, Kujtim Gjuzi nuk e respekton sërish Kodin Etik

12:00 - 18.12.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kujtim Gjuzi është kritikuar disa herë nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, në lidhje me mosrespektimin e Kodit të Etikës gjatë jetës parlamentare, përfshi pjesëmarrjen në seancat plenare apo ato në komisionet e përhershme. Por, duket se këto kritika nuk i kanë bërë asnjë përshtypje Gjuzit, i cili vijon të sillet dhe të vishet në Kuvend në stilin e tij. Së fundmi ai është parë të marrë pjesë në Kuvend me një xhaketë, ndërsa sipër saj ka mbajtur një bluzë të hedhur shpatullave, natyrisht që edhe kjo veshje nuk është në përputhje me rregullat që përcakton rregullorja e Kuvendit dhe Kodi Etik i këtij institucioni, por kjo nuk i ka bërë aspak përshtypje Gjuzit.




Përveç veshjes, ai shpesh është bërë protagonist në Kuvend edhe për fjalorin që përdor apo edhe mënyrën e qethjes. Kujtojmë se pak kohë më parë ai u qeth në mënyrë ballaboks, çka tërhoqi vëmendjen jo vetëm të gazetarëve, por edhe të vetë kolegëve të tij.

*Shënim: “Lajmet” e “Bulevardit politik”, nuk janë edhe aq lajme, mos i merrni seriozisht


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.