Një shtetas shqiptar është kapur në flagrancë në një fabrikë kanabisi, e cila u gjet në afërsi të banesës së tij në Chatteris.
Ervis Cira, 30 vjeç u akuzua për prodhim droge të klasit B. Policia sekuestroi një sasi droge, e cila nëse shitej në treg, do të fitoheshin prej saj 250 mijë paund, shkruajnë mediat britanike.
Shtëpia ku jetonte shqiptari u bastis nga oficerët e zonës, pasi denoncimit të bërë nga qytetarët. Një zëdhënës deklaroi se oficerët po vepronin me një urdhër-ndalim nga gjykata.
Zëdhënësi shtoi se sasia e kanabisit e sekuestruar ishte tepër e madhe.
Shumë të rinjë shqiptarë janë kapur në fabrika kanabisi në Britani, ndërkohë në dëshminë e tyre para gjyqit ata deklarojnë se përdoren nga persona të tjerë për të shitur drogë.
Shfaq Komentet (0)