Kronikë

Pengmarrja në Kamëz/ Gazetarja jep detaje: Një ndër vëllezërit e të rrëmbyerit është dënuar me 12 vite burg

19:33 - 27.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ditën e sotme, RENEA ndërmori një aksion në Shijak, ku dhe shoqëroi dy persona, të dyshuar për pengmarrjen e shtetasit Jak Prenga, në Kamëz, pak ditë më parë.




Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “Neës 24” e “Balkanëeb” se  ka shkuar personalisht në Kamëz, pranë banesës së Jak Prengës. Nuk kanë bashkëpunuar as me ne gazetarët dhe as me shtetin.

Ata kanë dashur që ta zgjidhin vetë konfliktin. Jak Prenga ka tre vëllezër të tjerë. Një nga vëllezërit ndodhet në një burg në Angli, dënuar me 12 vjet heqje lirie për trafik droge të rënda. Dyshohet se ai nuk ka dërguar një dërgesë heroine te grupi i Shijakut, që po ashtu merrej me këtë aktivitet. Jak Prenga nuk ka precedent, kurse vëllezërit e tij kanë.

Këto kanë qenë arsyet pse policia shkoi në Shijak. Nga kontrollet e kryera në kompleksin ku jetonin të dyshuarit janë gjetur tre armë pa leje dhe më e pakta të shoqëruarit do të mbajnë përgjegjësi për armëmbajtje pa leje.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.