BOTA

Infermieria tregon si ndryshon gjendja e pacientëve me koronavirus: Është e frikshme, nuk ngopen me ajër dhe në pak momente ikin

09:23 - 30.03.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një infermiere e spitalit ‘Emhurst’ në Neë York përshkruan për CNN se si ndryshon gjendja e pacientëve të infektuar me koronavirus.




“Është e frikshme sepse megjithëse janë të sëmurë duken sikur janë në gjëndje stabël,” thotë ajo. “Më pas pikërisht në sytë e tu ata nuk ngopen me ajër dhe në pak momente iknin…”

Infermierja tregon momentet e fundit të pacientëve që janë në gjëndje të rëndë. Ajo thotë se së bashku me dy doktorë ndihen plotësisht të pafuqishëm ndërsa qëndrojnë pranë pacientit i cili vdes nga komplikacionet e koronavirusit.

“Edhe pse ju i rivini në funksion zemrën, ata nuk mund të marrin frymë, dhe në një minutë jeta e tyre ikën. Vijnë dhe marrin respiratorin. Më pas një tjetër pacient është duke u përpëlitur”.

Javën e kaluar, kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut Bill de Blasio tha se ky spital ishte një ndër spitalet që po përballonte një numër shumë të madh të rasteve dhe atje po dërgohej shumë personel mjekësor.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.