LIFE STYLE

Jetoi gjatë pandemisë së gripit spanjoll, mposhti kancerin, 101-vjeçarja fitoi edhe ndaj koronavirusit

21:00 - 28.04.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ndodh edhe kështu, një 101-vjeçare ka mposhtur koronavirusin. Mund të duket e pabesueshme, por gruaja nga New Yorku që jetoi gjatë pandemisë së gripit spanjoll dhe mposhti kancerin, ka fituar luftën edhe ndaj COVID-19. Mediat e huaja shkruajnë se Angelina Friedman është  101-vjeçarja që mposhti coronavirusin. Ajo u dërgua në spital më 21 mars, për një procedurë të vogël mjekësore, ndërsa u diagnostikua me COVID-19.




Ndërkohë nëna e saj vdiq pasi e lindi atë në bordin e një anije pasagjerësh, që bartte emigrantë nga Italia në qytetin e New York-ut, gjatë valës së dytë të gripit spanjoll në vitin 1918.

Familja e Friedman e cilëson jetën e saj si të jashtëzakonshme, pasi ajo kapërceu krizën e gripit spanjoll, abortin, kancerin, dhe tani pandeminë COVID-19.

Ajo u martua me Harold Friedman dhe krijuan një familje, mirëpo, u kontraktuan më vonë të dy me kancer.

“Ishin të dy me kancer në të njëjtën kohë. Ajo i mbijetoi, ndërsa babai s’pati fat”, – tha vajza e saj Merola.

Friedman për momentin jeton në Qendrën e Terapisë dhe Infermierisë Restauruese në North Westchester, në Liqenin Mohegan të NeW York-ut.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.