Zllatan Ibrahimoviç u rikthye në Milano për të respektuar kontratën që ka me kuqezinjtë deri në fund të qershorit, ama suedezi nuk ka në plan të rrijë më sezonin e ardhshëm në Itali.
38 vjeçari ka vendosur të rikthehet në vendlindje për të luajtur me skuadrën Hamarbi, në të cilën zotëron dhe një pjesë të aksioneve, raporton “Corriere della Sera”.
Suedezi u rikthye në Itali vetëm pak ditë më parë dhe rezultoi negativ në të dy testet e koronavirusit, çka do të thotë se është i gatshëm për t’u bashkuar me skuadrën në stërvitje.
Gjithsesi, eksperienca e dytë me kuqezinjtë me shumë mundësi do të zgjasë vetëm 6 muaj, por mbetet të shihet nëse Ivan Gazidhis do të bëjë ndonjë përpjekje për ta mbajtur dhe sezonin e ardhshëm, duke pasur parasysh ndikimin e madh për mirë që i ka sjellë Milanit.