Një foshnje në Brazil është shëruar nga COVID-19, pasi qëndroi për 32 ditë në koma.
Domi rezultoi pozitive me koronavirus, disa muaj pasi lindi. Babai i tij tha për CNN se vogëlushi kaloi 54 ditë i shtruar aty, 32 prej të cilave në koma të induktuar dhe i lidhur me një ventilator.
“Kishte vështirësi në frymëmarrje dhe doktorët menduan se ishte një infeksion bakterial. Por, ilaçet nuk po bënin punë dhe djali u bë më keq. Kështu që, unë dhe gruaja vendosëm ta çonim në një spital tjetër. Aty e testuan dhe na thanë që kishte koronavirus. Nuk e dimë se nga e mori. Ndoshta kur shkuam të vizitonim një të afërmin tonë”, tregon Ëagner Andrade, babai i Domit.
Ndërkohë, në Brazil janë konfirmuar 25 viktima të moshës nga 0 deri në 12 muajsh nga koronavirusi.