BOTA

Kokainë brenda Play Station 4/ 28-vjeçari shqiptar arrestohet sapo zbret në Mykonos

20:49 - 03.06.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia greke ka finalizuar paraditen e së mërkures një aksion, për sekuestrimin e lëndëve narkotike në ishullin turistik të Mykonos-it.




Sipas policisë greke, në pranga ka rënë një 28-vjeçar shqiptar, i cili kishte në brendësi të një pajisjeje elektronike (Play Station 4), sasinë prej 1.3 kg kokainë e pastër.

28-vjeçari u arrestua pak sapo zbriti nga trageti i linjës që lidh ishullin e famshëm turistik të Egjeut me Pireun.

Ai u tha agjentëve se droga do të shpërndahej në piacën e narkotikëve të këtij destinacioni turistik, i famshëm për festat e çmendura dhe mbrëmjet miliona euroshe të personazheve VIP botërorë.

Në kërkim janë shpallur edhe dy shtetas të tjerë shqiptarë, bashkëpunëtorë të 28-vjeçarit,emrat e të cilëve nuk bëhen publik për momentin.

28-vjeçari u dërgua në gjykatë, e cila vendosi ta lërë në burg pa afat./tch


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.