Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në qytetin e Korçës. Gazetarja Lorena Kodra raporton se një mjet ka goditur një këmbësore, e cila mbeti e plagosur rëndë.
Menjëherë pas aksidentit drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, duke e lënë të vetme në rrugë të moshuarën.
Kanë qenë kalimtarët në rrugë, të cilët kanë njoftuar policinë dhe ambulancën, dhe kjo e fundit ka bërë të mundur transportimin e të plagosurës në Spitalin Rajonal të Korçës.
Shfaq Komentet (0)