Ka përfunduar takimi midis ambasadores së SHBA-ve Yuri Kim dhe Presidentit, Ilir Meta. Takimi nisi pak minuta pas orës 11:00 në Presidencë dhe në orën 12:27 minuta ambasadorja amerikane ka lënë Presidencën.
Nuk dihet ende tema konkrete e takimit por në fokus mendohet se kanë qenë zhvillimet politike, reforma zgjedhore, si dhe platforma e Presidentit Meta me 14 pika, e cila u publikua rreth një javë më parë.
Shfaq Komentet (0)