Gjykata ka vendosur masën ‘arrest me burg’ për Ilir Xhepajn, bashkëpuntorin e Eduart Lamajt për vrasjen e 2-fishtë të 30 majit në Laç.
Xhepaj u arrestua ditën e djeshme në Astir, poshtë pallatit ku jetonte me qira, njëkohësisht fshihej pasi ishte në kërkim prej 15 majit kur kishte kryer atentatin e parë, dhe më pas edhe më 30 maj ku u përfshi si bashkëpuntor.
Ndërkohë ai kishte vetëm 3 muaj që kishte falë nga burgu, ku ishte dënuar për grabitje, dhe me të dalë nga aty kreu 2 atentate, të dyja në Laç, i pari plagosje dhe i dyti që çoi në vrasjen e Bujar Lika Hasanit dhe Paulin Gjergji Markut.
Po ashtu është arrestuar autori kryesor Eduart Lamaj i cili edhe ishte plagosur gjatë vrasjes, kurse në kërkim mbeten dy bashkëpuntorët e tjerë.
Shfaq Komentet (0)