Kryesore

“Jepni konsensusin për Kodin Zgjedhor, të pranojmë listat e hapura. Ata që janë jashtë duhet të…”, Balla i bën thirrje opozitës së re

14:44 - 09.07.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, nga foltorja e Kuvendit u shpreh se politika duhet të arrijnë marrëveshje trepalëshe për Reformën Zgjedhore. Kjo sipas tij në mënyrë që pranverën e ardhshmme t’iu ofrojnë shqiptarëve zgjedhje të denja.




Balla u shpreh se mazhoranca është e gatshme të ulet me opozitën parlamentare dhe të diskutojë për hapjen e listave, ndërsa shton se edhe kjo e fundit duhet të japë konsensusin e saj për Kodin Zgjedhor.

Ndërsa opozitës jashtëparlamentare, numri dy i PS-së i kërkoi të tregojë respekt për deputetët opozitarë në Parlament, pasi edhe vota e tyre është e rëndësishme për Kodin Zgjedhor.

“Rikthimi në fushë betejë të forcave politike të opozitës jashtëparlamentare është dimension i rëndësishëm. Me opozitën parlamentare ne jemi të gatshëm të diskutojmë sipas një procedure shumë transparente për hapje të listave. Ju keni kërkuar që kjo të shoqërohet me disa kufizime, që kanë të bëjnë edhe me koalicionet. Këto cështje vazhdojnë të diskutohen. Nesër Komisioni vijon punën për t’i diskutuar. Ne kei treguar vullnet për hapjen e listave, por edhe ju duhet të tregoni vullnet për diskutimin javën e ardhshme të Kodit Zgjedhor.

Parlamentarzimi e mbi të gjitha politika është arti i konsensusit. Ju do të jepni konsensusit sa i përket kodit, ne do iu japim konsensus për ndryshimet kushtetuese. Në fund të arrijmë një marrëveshje trepalësh dhe të organizojmë zgjedhje në pranverën e ardhshme, që të jenë të denja.

Thirrja ime për ata jashtë është se Kuvendi nuk merr urdhra, as porosi, ndërkohë që iu kërkoj atyre që ndaj deputetëve të vet që vijnë nga listat e tyre të tregojnë respekt, sepse në fund të fundit ne nuk i kemi votat dhe pjesa tjetër e sallës duhet domosdoshmërisht të mbështesin kodin. Do ua them troç që ne do e mbështesim hapjen e listave”, – u shpreh Balla.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.