BLUETOOTH

Ilda Beljeri largohet përfundimisht nga “Top Chanel”

13:25 - 18.07.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ja planet për në shtator – Që pas rifillimit të “Procesi Sportiv” pas karantinës, u vu re mungesa e Ilda Bejlerit. Prezantuesja sportive, e cila prej vitesh ka qenë pjesë e “Top Chanel” dhe “Digitalb” është larguar përfundimisht. Fillimisht ishin fotot më Ardit Gjebrean, çfarë nxitën dyshimet se prezantuesja tashmë kishte ndryshuar logo. Por kur u pa se ajo ishte thjesht pjesë e sfilatës, të gjithë menduam se mbaroi aty aventura e saj me TV “Klan” dhe se me rikthimin e formatit, Ildën do ta shihnim sërish në krah të Manushit, por nuk ka ndodhur kështu. Duket se Ilda ka shkëputur kontratën dhe tashmë është në tratativa për të qenë në një tjetër kanal. Bëhet fjalë për “ABC News” që mund të jetë destinacioni i ri i saj. Tashmë jemi në sezon pushimesh dhe formatet mbyllin të gjitha siparin e tyre, ndaj do të na duhet të presim shtatorin për të parë nëse prezantuesja do të shkëputet njëherë e mirë nga sporti, apo do të vijojë të jetë një ndër femrat më të rëndësishme në gazetarinë e sportit. Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë edhe Xhemi Shehu ka firmosur dorëheqjen nga “Portokalli”. Mesa duket sezoni i ardhshëm pritet të ketë ndryshime në produksionet që do të jepen. Nga ana tjetër, bukuroshja vijon jetën e saj si ‘biznesmwomen’, ku pak kohë më parë ka hapur dhe një qendër SPA. E duke e njohur tanimë, do të presim foto të nxehta prej saj.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.