AKTUALITET

Ndahet nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë humoristi shkodran, përlot aktorja: Kishe detyra të tjera për të kryer!

12:31 - 21.07.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është ndarë nga jeta në moshën 54-vjeçare humoristi i njohur shkodran Anton Krosaj. Nga sa mësohet, ai vuante prej kohësh nga një sëmundje e rënde, të cilën nuk e mundi dot.




Pas lajmit për ndarjen e tij nga jeta kanë reaguar kolegë e të njohur, që kanë bashkëpunuar me të. Mes tyre, nje mesazh në rrjetet sociale ka bere aktorja e Shkodres, Dana Xhaj, e cila ka përlotur me postimin…

“Woooooo pse kaq shpejt u largove more Anton Krosaj. Shumeeee iri, Kishe detyra te tjera per te kryer. Pushofsh ne paqe mik e koleg i dashtun”, shkruan Xhaj.

Anton Krosaj u lind më 26 Janar 1966 në Shkodër. Ai nisi si aktor me Fabrikën e Duhan-Cigareve, Shkodër. Gjatë kësaj kohe mori pjese ne shumë shfaqje dhe luajti shumë role ne shfaqjet e Fabrikës Duhan-Cigare. Më pas nisi si aktor me Estradën Profesioniste Shkodër në 2003.

Në vitin 1985 mbaroi Shkollën e Mesme Industriale. Ka marre pjesë në disa komedi të RTSH-së me regji të Arjan Culiqi. Disa nga to janë Para nga qielli, Piruet, Pesha e gruas sime, Pavioni zero, Personazhe ne kurth. Me estradën profesioniste ka luajtur ne komeditë :

O vajzën o komunën
Vëllai nga babai
Surpriza
Big Brother Shkodra 1
Big Brother Shkodra 2
Martesë me Intenet
Zef Deda Shoë 3
Bujar Qamili Shoë 2
Lumturi në Fukarallek
Je Shkodran në qoftë se
Humor me shkolle te mesme etj.

Ka vene në skenë 3 shfaqe për fëmijë :

Gëzuar 2015
Gëzuar 2016
Pranverë për fëmijë

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.