Guvernatori i Nju jorkut, Andrew Cuomo njoftoi sot se shkollat mund të rihapen sërish në vjeshtë.
“Nëse kushdo mund t’i hapë shkollat, edhe ne mund t’i hapim shkollat. Kjo vlen për çdo rajon të shtetit”, tha Cuomo.
Ndër të tjera, Cuomo sqaroi se shkollat mund të zgjedhin nëse duan të ofrojnë orë mësimore në largësi ose në natyrë.
Megjithatë, shkollat e Nju Jorkut do të postojnë planet e tyre për testimin dhe gjurmimin e COVID-19 në faqet e tyre të internetit, përveç çdo plani për mësimin në distancë.
Shfaq Komentet (0)