Presidenti rus Vladimit Putin njoftoi se vaksina kundër Covid-19 e prodhuar nga shkencëtarët në shtetin që ai drejton është efektive dhe do të regjistrohet brenda disa ditësh.
Por agjensia e lajmeve Fontanka ka bërë të ditur se vaksina e koronavirusit është testuar tek 38 persona dhe shkakton efekte anësore përfshirë dhimbjen e trupit si dhe ënjtjen e tij.
Në një nga dokumentet e paraqitura për regjistrim thuhet se ‘nuk janë kryer studime klinike për të studiuar efektivitetin epidemiologjik’, pavarësisht pretendimeve të Putinit se vaksina ka kaluar ‘të gjitha testet e nevojshme’.
Shfaq Komentet (0)