AKTUALITET

“Ikni o pabuks nga shtëpia”, bashkëshortja e autorit tregon sherrin para plagosjes së përmbaruesit në Sarandë: Na provokuan

14:02 - 14.09.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një përmbarues privat mbeti i plagosur sot si pasojë e goditjes me thikë. Ndërkaq, të tjera detaje janë zbuluar nga ngjarja e rëndë që ndodhi në lagjen nr 1 në Sarandë. Dyshohet se Baftjar Nela u plagos me thikë nga Aleksandër Camandioti teksa kishte shkuar në banesën e këtij të fundit për të dorëzuar njoftimin për masë sigurie për këtë ndërtesë.




Gruaja e autorit të akuzuar ka treguar se ka pasur vetem sherr me fjalë dhe shtyrje, por jo përdorim thike, ndërsa deklaron se ata si familje janë provokuar keq.

Vjollca Camandioti ka rrëfyer se mëngjesin e sotëm në derë i trokiti përmbaruesi Nela, i shoqëruar edhe nga Ladimir Bino, administrator i kompanisë së ndërtimit. Ajo tha se gjithçka nisi kur përmbaruesi i kërkoi burrit që sot të largohej nga shtëpia, ndërsa ata u kapën me fjalë. Mes të tjerash ajo tha se nuk kishte parë skenën kur burri i saj kishte goditur me thikë përmbaruesin.

“Ishe ora 07:30, ne flinim gjumë, që binte porta, i binin me shkelma se nuk kemi zile. U çua burri dhe më pas unë. I tha burri; çfarë doni?! “Firmosni këtu se sot do ikni nga shtëpia”, tha përmbaruesi. Ndërkohë burri i tha se; ‘Ne jemi në apel, të premten kemi apeluar. Si mund të dal sot, kur ju nuk më keni njoftuar?!’. Kaq ishte, nisën të kapeshin me fjalë. Na provokuan. Ai ndërtuesi tha; Pabuksa do ikni nga shtëpia ime”. Burri im i thotë; “Kjo është shtëpia ime, s’më keni borxh e as nuk ju kam”. Ata i thoshin burrit; “ik o pabuks”. Më pas u nevrikosën dhe burri më tha; “ik në dhomë”. Nuk pash më ça ndodhi.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.