Kronikë

Qarkullonte me armë me vete, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë, në pranga dhe drejtuesi i mjetit (Detaje)

09:27 - 25.09.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Tiranë arrestoi një 30-vjeçar pasi i është gjetur një armë në një çantë të vogël që mbante me vete. Po ashtu, është arrestuar edhe një 24-vjeçar, i cili po drejtonte mjetin.




Gazetarja Dorjana Bezat raporton për se policia ka arrestuar për armëmbajtje pa leje shtetasin Klaodor Hakaj. Këtij të fundit iu gjet pistoleta në çantë.

Ndërsa, drejtuesi i mjetit ishte shtetasi Skerdi Sina, të cilit i janë gjetur edhe disa fishekë në banesë.

Njoftimi i policisë:

Qarkullonte me armë zjarri me vete, forcat e posaçme  “Shqiponjat” dhe “Shigjetat” e vënë në pranga.

Në pranga edhe drejtuesi i mjetit me të cilin qarkullonte 30-vjeçari, për moskallëzim krimi.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Në zbatim të Planit të Masave për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, kapjen dhe prangosjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo që janë të shpallur në kërkim, nga forcat e posaçme “Shqiponjat” dhe “Shigjetat”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në rrugën “Hyqmet Buzi”, gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

K. H., 30 vjeç, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”;

S. S., 24 vjeç, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Në pikën e kontrollit të ngritur nga ana e Shqiponjave dhe Shigjetave, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Farkës” u bë ndalimi i mjetit tip “Audi” që drejtohej nga shtetasi S. S. dhe kishte  pasagjer shtetasi K. H. Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj mjetit dhe këtyre shtetasve, në çantën e dorës të shtetasit K. H., shërbimet e Policisë gjetën një armë pistoletë dhe fishekë luftarak.

Në vijim të veprimeve gjatë kontrollit të banesës të shtetasit S.S., iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi municioni luftarak.

Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.