Një 51-vjeçar në Kamzë është vënë në pranga paraditen e sotme pasi ka qëlluar me çifte në drejtim të një personi.
Në pranga ka rënë një 51-vjeçari G. N., i cili qëlloi me armë gjahu çifte në drejtim të një shtetasi tjetër. Burimet zyrtare sqaruan se 51-vjeçari pas një konflikti për motive pronësie me shtetasin me inicialet G. B., me vetëgjyqësi ka qëlluar në drejtim të këtij shtetasi, pa e dëmtuar atë, duke prishur rendin dhe qetësinë publike.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Kanosja”, “Vetëgjyqësia” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.
Shfaq Komentet (0)