Kryesore

Edi Rama i uron ditëlindjen aktorit Binaj: Nuk jam tërbuar kurrë nga artistë si ai, i uroj sozisë time gazmore shëndetin

11:08 - 12.10.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka uruar për ditëlindje aktorit Florjan Binaj, i cili sic shkruan dhe Rama ka spikatur me sozinë e tij në shfaqjen më popullore e më kreative televizive.




Rama shkruan se ai nuk mërzitet dot kurrë me një djalë king si Flori, dhe nuk e kupton sesi politikanët mund të mërziten nga imitime të tilla.

Postimi i plotë:

FLORJAN BINAJ është një djalë king, me botë të bukur, i talentuar dhe i edukuar, që mes plot talenteve të ekranit të vogël ka spikatur me sozinë time në shfaqjen më popullore e më kreative televizive sipas meje, Portokallia e rekordeve të frikshme të audiencës televizive!

Nuk i kam kuptuar kurrë politikanët e udhëheqësit kur mërziten, e nganjëherë tërbohen nga vënia e tyre në lojë prej komedianëve e karikaturistëve, të cilët kur janë të zotë si Flori e si djemtë e vajzat e Portokallisë, si Sajmiri i Fiksit e i Stopit apo babai i të gjithë brezit të tyre, Agron Llakaj ose Bujar Kapexhiu i vizatimeve satirike, janë një lezet i madh për jetën publike dhe një burim energjish pozitive për konsumatorët e artit të tyre.

Arti i tyre ka pasur e ka një fuqi të butë emancipuese e lehtësuese tek ata që i ndjekin dhe Flori është mes atyre që e meritojnë t’u heqësh kapelen, për faktin domethënës se nuk bie në vulgaritetet tipike çedukative të disave brenda atij lloji.

Duke i uruar sozisë time gazmore ditëlindjen dhe shëndetin, forcën krijuese e çdo mirësi e mbarësi për veten e për të dashurit e vet, uroj njëkohësisht që energjitë pozitive të Florit e të kolegëve të tij të talentuar të çdo ekrani, ta ushqejnë sa më mirë publikun në këtë kohë posaçërisht sfiduese për të gjithë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.