Kryesore

‘Luzja’ tregon periudhën e vështirë gjatë karrierës dhe zbulon personin që e mbështeti: Më shikonte nëpër korridore teksa qaja

11:12 - 11.11.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aktorja e humorit, Renada Caci e njohur për publikun me rolin e saj në ‘Portokalli’si ‘Luzja’ e ftuar në emisionin “Rudina”, ka zbuluar më tepër rreth profesionit të saj.




Caci ka treguar se ka qenë kolegu i saj Erion Isai i cili e mbështeti në fillimet e karrierës si aktore dhe i dha kurajo. Renada gjithashtu është shprehur mirënjohëse edhe ndaj aktorit Agron Llakaj i cili e mbështeste sa herë që e shihte të mërzitur.

“Ka qenë Erion Isai i cili ëshë bërë shkaku kryesor që më thoshte shko. Në ishim të rinj dhe nuk kishim shumë besim tek vetja, por ndodhi ajo që ndodhi dhe fillova. Dua të falenderoj të gjithë ata që më kanë bërë mirë dhe të gjithë ata që më kanë bërë keq. Një nga njerëzit që dua të falenderoj më shumë është Agron Llakaj i cili ka qenë ai që më shikonte nëpër korridoret e punës të mërzitur dhe teksa qaja e më jepte kurajo,” ka thënë ajo.

Aktorja gjithashtu ka folur edhe në lidhje me personazhin që e rriti në sytë e publikut, atë të “Luzes”. Ajo ka thënë se ja ndjen mungesën atij roli pasi ka punuar shumë për ta sjellë në jetë atë.

“Me personazhin e “Luzes” u rrita në sytë e publikut, u rrita me të gjithë edhe faleminderit Zotit dhe talentit që unë arrita deri në atë farë pike sepse profesioni jonë ka një gjë, që çdo gjë që bën duket, ti del para një skene, ke përballë të gjithë atë publik dhe është ai që të gjykon dhe të vlerëson nëse ti je apo nuk je. Kjo ka qenë një fazë shumë e vështirë për mua ku të gjithë bashkë ndërtuam atë karakter. Unë e kam mishëruar atë karakter dhe në tre të natës të më thuash çohu bëje pak dhe e bëj. Ndonjëherë më shumë më pëlqen vetja ashtu sesa si Renada. Akoma nuk kam filluar të adaptohem me pjesën e të qenurit Renada Caci që i bën të gjitha”, është shprehur Renada.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.