Kryesore

Para se të bëni një tatuazh, merrni përgjigjjen e këtyre 7 pyetjeve

20:00 - 16.11.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Po mendoni të bëni tatuazhin tuaj të parë? Këtu janë disa pyetje që gjithkush dëshiron t’ia bëjë tatuazhistit përpara se të rezervojë takimin.




1.A mund të shoh disa nga punët tuaja të mëparshme?

Shumë tatuazhistë e shfaqin punën e tyre në Instagram ose rrjete të tjera sociale, por mund të kenë edhe një album në dyqan. Përpiquni ta shihni punën e tyre për t’u siguruar që stili i tyre është ai që ju po kërkoni, para se filloni nga puna.

2.Çfarë duhet të bëj?

Ju mund të mendoni se e dini saktësisht atë që dëshironi të bëni tatuazh, por bëni mirë të kërkoni edhe mendimin e tyre. Ata do të kenë një ide më të mirë se si do të duket në të vërtetë në lëkurën tuaj dhe mund të bëjnë rekomandime të vlefshme.

3.Ku duhet ta bëj?

Përsëri, tregohuni të hapur ndaj këshillave të tyre. Një artist i mirë tatuazhesh do të jetë i sinqertë dhe do t’ju tregojë se ku do të duket më mirë ajo që ju doni.

4.Si do të duket me kalimin e kohës?

Asnjë artist tatuazhesh nuk mund ta papshikojë këtë gjë, por ata e kanë një ide se si mund të duket boja në të ardhmen. Lëkura e secilit ndryshon ndërsa plaket dhe boja gjithashtu tenton të ndryshojë me kalimin e kohës, kështu që nuk bëni keq po të merrni një ide.

5.Sa kohë do të zgjasë dhe sa do të kushtojë?

Kjo pyetje jo gjithmonë e ka një përgjigje. Disa artistë do të të tarifojnë për kohën e tyre, të tjerët mund të vendosin një çmim bazuar në atë që bëjnë për ju. Kini parasysh që edhe dizajni që keni zgjedhur mund të ketë nevojë për më shumë se një seancë.

6.Çfarë kujdesi duhet të tregoj më pas?

Ata mund t’ju këshillojnë se si ta ndihmoni lëkurën tuaj ta marrë veten.

7.A ia keni bërë edhe dikujt tjetër?

Shumë njerëz do të donin ta dinin nëse dikush tjetër ka diçka të ngjashme me atë që ai po vizaton në trup.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.