Kryesore

Kiara Tito flet pas shërimit nga Covid-19: Nuk isha mirë psikologjikisht, pjesa më e vështirë ishte kur…

17:37 - 17.12.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Moderatorja Kiara Tito ka folur për infektimin e saj me Covid-19.




Në një intevistë për “Ftesë në pesë” ajo është shprehur se infektimin me Covid e ka kaluar me simptoma të lehta dhe se më shumë ka pasur frikë psikologjike. Kiara më tej tha se të gjithë periudhën qe ishte e infektuar e ka kaluar duke lexuar libra dhe duke parë filma në NETFLIX.

“Kur e mora vesh ishte një moment i turbullt se jam ruajtur shumë, por javën e fundit e lashë pas dore kujdesin e koronës, por më zuri atëhere kur nuk e prisja. Bëra tamponin, dola pozitive dhe e kalova me simptoma të lehta, dhe pjesa më e vështirë është kur e kalon sepse ndjen një lodhje. Fatmirësisht kam folur në telefon me miq dhe familjen dhe më kanë dhënë forcën dhe pozitivitetin për ta kaluar. Mendon se çfarë mund të ndodhë të nesërmen, se mendova ndonjë simptomë më e rëndë, por duke lexuar dhe duke parë filma në Netflix e kalova kështu e mendova, 2 ditët e para ishte pak rëndesë psikologjike.

Më kanë pyetur si je a ka kaluar më e vështira dhe u kam shkruar privatisht, ajo është një gjë që e kanë kaluar të gjithë, por nuk isha mirë psikologjikisht nga pyetjet e njerëzve. Kisha nevojë të reflektoja për këtë vit që po lëmë pas, ka qenë një vit shumë i vështirë nisur nga tërmeti deri tek virusi. Mu pezulluan shumë udhëtime, projektet e rëndësishme, por si ky vit papriturat nuk kanë qenë asnjëherë. Një vit që duhet ta harrojmë dhe të vlerësojmë gjërat që nuk i kemi vlerësuar dhe të dalim pa maskë në ajër të pastër.

Momenti që kam ndjerë më shumë frikë është virusi, ku jam kujdesur për gjyshërit që dikur i përqafoja më shpesh por për shkak të virusit tashmë jo më. Unë duhet të gjej kohë të falenderoj fansat që më mbështetsin dhe më shkruajnë edhe nëse i ngelet qejfi që nuk ju kthej përgjigje dhe t’ju uroj një vit 2021 më të mbarë. Mbi të gjitha shëndetin se atë nuk e blejmë dot me para dhe kam dëshirë të rritem profesionalisht dhe të blej një shtëpi të re”, tha Tito.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.