LIFE STYLE

4 arsye pse duhet ta pastroni një kanaçe para se ta hapni

10:37 - 25.12.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kanaçet e ushqimeve dhe pijeve ëjnë një rrugë të gjatë para se të vijnë në marketin ku ju i blini. Që do të thotë ato ruhen në depo të mëdha dhe mund të ndoten potencialisht nga prania e kafshëve të vogla ose nga vetë papastërtia e mjedisit në të cilin ato ruhen.




1. Kanaçe mund të jetë urinuar nga një kafshë

Urina e kafshëve mund të jetë burim i transmetimit të një numri sëmundjesh, njëra prej tyre është leptospiroza. Kjo është një sëmundje e shkaktuar nga një bakter që mund të gjendet në urinën e minjve. Leptospiroza transmetohet përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me bakteret. Disa nga simptomat përfshijnë ethe, dhimbje koke, dhimbje muskulore dhe gjendje të keqe të përgjithshme, madje mund të bëhen edhe më të rënda dhe përfundimisht të çojnë në një formë më serioze të sëmundjes.

2. Mallrat e konservuara potencialisht mund të ndoten nga pluhuri dhe papastërtitë përreth.

Nuk rekomandohet të hani ushqim që përmbajnë pluhur, sepse ky përbërës mund të kontaminohet me mikroorganizma që janë përgjegjës për sëmundjet. Për shembull, bakteret Bacillus cereus mund të shkaktojnë diarre, dhimbje barku, madje edhe të vjella kur gjenden tek njerëzit.

3. Insektet si buburrecat mund të përdorin kanaçet për të depozituar vezët ose jashtëqitjet e tyre.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, këto buburreca janë përhapës të zakonshëm të sëmundjeve si dizenteria, gastroenteriti, diarreja, tifoja, gangrena dhe lebra. Dhe mënyra më e mirë për të shmangur këto është të lani kanaçet me ujë dhe ilaç enësh, para se t’i hapni ato.

4. Gjurmët e insikteve apo insektet mund të bien në ushqimin tuaj

Kapakët e kanaçeve mund të kenë gjurmë të vogla insektesh, të mizave, merimangvet ose buburrecave. Nëse nuk e pastroni kapakun, ato mund t’i hidhni në ushqim pa u vërejtur, duke kontaminuar kështu ushqimin që po përgatisni. Përveç kësaj, disa insekte, si mizat, janë transmetuese të më shumë se 60 sëmundjeve

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.