LIFE STYLE

Festë në pandemi, zbuloni disa ide si të festoni Vitin e Ri

18:07 - 31.12.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Viti i ri këtë vit vjen në një periudhë të vështirë, pandemia ka sjellë shumë ndryshime në përditshmërinë e secilit prej nesh.




Këtë vit të gjithë duhet që natën e ndërrimit të viteve ndryshe nga herët e tjera që ishin mësuar që ta kalonin në grupe, duhet që të festojnë në një rreth të ngushtë familjar për të shmangur përhapjen e Covid 19.

Institucione të ndryshe bëjnë me dije se ka ide të shumta që mund të na ndihmojnë për të kaluar një fundvit sa më të gëzuar dhe në kushte shtëpie.

Ky është një vit pandemik dhe mënyra më e mirë për të festuar është të kremtuarit në shtëpi me njerëzit që jetojnë me ju, ose praktikisht me miqtë dhe familjen.

Këtu janë disa ide për të festuar natën e Vitit të Ri në mënyrë të sigurt në shtëpi.

Bëni festime virtuale

Merrni pjesë në një koncert virtual ose shfaqje.

Planifikoni një numërim mbrapa virtual deri në mesnatë me miqtë.

Shijoni një darkë apo ëmbëlsirë virtuale me miqtë dhe familjen.

Planifikoni një aheng të Vitit të Ri për njerëzit me të cilët jetoni.

Dekoroni, bëni muzikë dhe vallëzoni me njerëzit me të cilët jetoni.

Planifikoni një vakt ose ëmbëlsirë të veçantë me familjen tuaj.

Njerëzit që jetojnë me njëri-tjetrin mund të qëndrojnë para shtëpisë së tyre dhe të brohorasin së bashku në mesnatë.

Ide të tjera në lidhje me festimet janë dhe që të shikohet një shfaqje e drejtpërdrejtë e ndezjes së fishekzjarreve, koncert ose program tjetër të Vitit të Ri nga shtëpia juaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.